Sali takon Costa-n: Mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe zbatimin e reformave

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, njoftoi se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit Evropian, António Costa, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Sali bëri të ditur se gjatë takimit është riafirmuar përkushtimi i institucioneve për avancimin e procesit të integrimit evropian, zbatimin e reformave kyçe dhe forcimin e partneritetit strategjik me Bashkimin Evropian.

“Gjatë takimit, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për avancimin e procesit të integrimit evropian, zbatimin e reformave kyçe dhe forcimin e partneritetit strategjik me Bashkimin Evropian. Diskutuam gjithashtu për hapat e ardhshëm në rrugën tonë evropiane, sfidat dhe mundësitë që qëndrojnë përpara”, deklaroi Sali.

Sipas tij, mbështetja e vazhdueshme e partnerëve evropianë paraqet një inkurajim të rëndësishëm për vazhdimin e reformave dhe arritjen e rezultateve konkrete për qytetarët.

“Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve tanë evropianë është një inkurajim i rëndësishëm për të vazhduar me vendosmëri reformat dhe për të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë”, theksoi ai.

Zëvendëskryeministri shtoi se vendi mbetet i përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt, më prosperuese dhe plotësisht evropiane përmes dialogut, bashkëpunimit dhe reformave.

“Ne mbetemi të përkushtuar që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe reformave të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt, më prosperuese dhe plotësisht evropiane për Maqedoninë e Veriut”, përfundoi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button