“Çmontuan” Man.City në finalen e Community Shield, Arteta nuk e fsheh gëzimin: Ishim fantastik

Pa Guardiola-n nuk ka festë. Man.City që bie në sfidën e parë, del duar bosh nga finalja përballë Arsenal, me “topçinjtë” që bëjnë për vetë Community Shield. Ekipi i Artetas shfaqi një formë të shkëlqyer në trofeun e parë sezonal duke dominuar totalisht super sfidën përballë Man.City, triumfuan me rezultatin e pastër 3-0.
Finalja nisi me gol, që në minutën e parë, ku Calafiori ideoi dhe ndoqi një aksion ofensivë deri në fund, i shërbyer në mënyrë perfekte në zonë e kishte të lehtë të mposhte edhe Donnarumma-n. Arsenal nuk u mjaftuan me kaq dhe në minutën e 28-të ishte Kai Havertz që me kokë shumë pranë vijës fatale dyfishoi shifrat.
Histori e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me Arsenal që gjeti menjëherë rrugën e rrjetës, me Odegard që sigloi shifrat në 3-0. Man.City u përpoq të rihapte edhe një herë këtë finale, por pa sukses, ku as Haaland dhe as pjesa tjetër e “qytetarët” nuk arritën të gjeti rrugën e rrjetës, me portierin Raya që ishte në super formë, duke bërë që në fund, Arsenal të festonte me trofeun në duar.
Pas ndeshjes, Mikel Arteta u shfaq i kënaqur, por njëkohësisht edhe i befasuar me paraqitjen dhe dëshirën që shfaqën djemtë e tij: “Ishte një paraqitje me të vërtetë pozitive. U befasova nga dëshira e djemve për të fituar. I thashë pas ndeshjes se ishte një kënaqësi t’i shihja duke luajtur, ishte një ndjesi fantastike”, u shpreh Mikel Arteta.



