Bostoni “leksion” Golden Stejtit, Klivlendi triumfon ndaj Feniksit

Skuadra kampione e Bostonit fitoi 125-85 në fushën e Golden Stejtit, duke konsoliduar vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku vendimtar ishte stoli, nga ku erdhën 50 pikë (Tatum me 22 pikë më i miri).
Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Klivlend, që mundi 118-92 Feniksit. Donovan Mitçell me 33 pikë ishte lider për Kavalirs. Befason Sharloti, që falë një loje të mirë kolektive (6 lojtare realizuan mbi 10 pikë) mundi 110-105 Dallas (Irving 33 pikë).

Jashtë fushe fiton ekipi i Çikagos, që mundi 112-99 Los Anxhelos Klipersin. Zak LaVine me 35 pikë bëri diferencën në fushë për Bulls. Fitore në sekondën e fundit për Memfisin, që mundi 108-106 Mnnesota (Xhared Xhekson 24 pikë).

NBA-Rezultatet

Sharlot – Dallasi, 110-105

Hjuston – Detroit, 96-107

Mempfis – Minesota, 108-106

Nju Jork – Atlanta, 119-110

Klivlendi – Feniksi, 118-92

Golden Sejt – Boston, 85-125

Nju Orlins – Juta Xhaz, 12-119

Klipers – Çikago, 99-112

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button