Zbulohet arsyeja pse Lamine Yamal nuk udhëton me Spanjën drejt Pragës – Barcelona merr vendimin

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, nuk do të udhëtojë me Kombëtaren e Spanjës drejt Pragës për përballjen me Republikën Çeke, por mungesa e tij nuk lidhet me ndonjë lëndim serioz.
19-vjeçari përfundoi i lodhur ndeshjen e së dielës, në të cilën Barcelona triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Atletico Madridit.
Megjithatë, gjendja fizike e talentit spanjoll nuk konsiderohet shqetësuese nga klubi katalunas.
Sipas gazetares Helena Condis të COPE, Barcelona dhe vetë futbollisti kanë arritur marrëveshje që Yamali të mos udhëtojë drejt Pragës, me qëllim që t’i jepet kohë për rikuperim.

Kështu, tifozët e Barcelonës mund të jenë më të qetë, pasi mungesa e Yamalit nuk raportohet të jetë pasojë e ndonjë problemi serioz shëndetësor.