Bekim Sali: Diaspora shqiptare në SHBA, shtyllë e fortë e kauzës sonë kombëtare

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar për takimin me Bruno Cekën, përfaqësues i Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, ku është diskutuar për rolin e diasporës dhe bashkëpunimin me institucionet.

“Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pata kënaqësinë të mirëpres, Bruno Ceka, përfaqësues i Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut.

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat më të forta të kauzës sonë kombëtare. Kontributi i saj në afirmimin e çështjes shqiptare, në forcimin e partneritetit me SHBA-në dhe në mbështetjen e proceseve demokratike është i pazëvendësueshëm.

Gjatë takimit biseduam për rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve mes institucioneve dhe diasporës, me qëllim avancimin e të drejtave të shqiptarëve, fuqizimin e pozitës sonë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe thellimin e lidhjeve me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarët janë më të fortë kur janë të bashkuar, kudo që jetojnë. Bashkëpunimi me diasporën është një vlerë kombëtare dhe një garanci për të ardhmen tonë”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button