Bekim Sali: 25 vjet pas Ohrit, duhet të ndërtojmë një shtet ku çdo qytetar ndihet i barabartë

Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka theksuar rëndësinë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në 25-vjetorin e saj, duke thënë se ajo mbetet përgjegjësi për të tashmen dhe orientim për të ardhmen e vendit.

“Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën solemne me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, patëm mundësinë të rikujtojmë rëndësinë historike të kësaj marrëveshjeje dhe përgjegjësinë që kemi për ta çuar përpara frymën e saj.

Për ne, Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i së kaluarës. Ajo është një përgjegjësi e së tashmes dhe një orientim për të ardhmen, për barazi, përfaqësim të drejtë, dialog dhe partneritet ndërmjet komuniteteve.

Sot, 25 vite më pas, duhet të vazhdojmë të ndërtojmë institucione që krijojnë besim dhe një shtet ku çdo qytetar ndihet i barabartë dhe bashkëpërgjegjës për të ardhmen e tij.

Besoj se rruga jonë drejt Bashkimit Evropian kalon përmes respektimit të diversitetit, forcimit të kohezionit shoqëror dhe ndërtimit të një shteti funksional e demokratik.

Le të jetë ky jubile jo vetëm kujtim i asaj që kemi arritur, por edhe zotim për atë që duhet të ndërtojmë së bashku”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button