Bekim Fetai u zgjodh rektor i ri i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Prorektori i deritanishëm i Universitetit Nëna Terezë do të jetë rektori i ri i këtij universiteti në Shkup.
Fetai ka fituar me votat e profesorëve karshi kundërkandidatit Blerim Saiti, profesor i Edukatës Fizike po në këtë universitet. Prof.dr. Bekim Fetai ligjëron lëndën e Informatikës në UNT, ndërkohë që ka ushtruar dhe detyrën e Prorektorit për Shkencë dhe Hulumtime.