Bastisje në Shkup, arrestohet dileri, kapen lloje të ndryshme droge

Pas marrjes së informacioneve operative të mëparshme dhe sigurimit të një urdhër kërkimi gjyqësor, zyrtarët policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup kryen bastisje në shtëpinë e R.XH. (54) në Shkup.

“Gjatë kërkimit u gjetën: 73 pako me marihuanë, 56 pako me materie pluhur kafe, 13 pako me materie pluhur të bardhë, 14 tableta, një qese e madhe me materie pluhur kafe dhe para në prerje të ndryshme me një vlerë totale prej 9060 euro dhe 14100 denarë. R.XH. u arrestua së bashku me M.A. (37) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kundër R.XH. është ngritur një padi penale me procedurë të shpejtë, dhe një gjyqtar i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit për një periudhë prej 30 ditësh në burgun e Shkupit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button