Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

Më 23.08.2026 në orën 09:50 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Tetovë është raportuar se te ta me lëndime dhe në gjendje të rëndë shëndetësore është pranuar një i mitur, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se rreth orës 08:30 në rrugën “Kiro Ristevski Drnc” në Tetovë, V.S. (42) nga Tetova, duke u lëvizur prapa me automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Touareg” pa shenja regjistrimi, me rrotën e pasme e ka shtypur djalin e tij gjashtëvjeçar, raporton Pa Censurë. Vëzhgimin e vendit e ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button