Arrestohet shtetasja ruse, tentoi ta korruptojë policinë e Kosovës për të hyrë pa vizë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase ruse e cila i kishte ofruar 50 euro ryshfet zyrtarit policor për t’ia mundësuar të hyjë në Kosovë pa vizë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 18:10 në pikë-kalimin kufitar në Merdar.

“PKK Merdar, Podujevë 17.01.2025 – 18:10. Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetas e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button