Argjentinë, zjarret pyjore në provincën Cordoba vazhdojnë të përhapen

Zjarret pyjore kanë vazhduar të përhapen në të gjithë provincën Cordoba të Argjentinës, duke shkatërruar mijëra hektarë pyjore dhe toka bujqësore, raporton Anadolu.

Erërat e forta dhe temperaturat e larta ndikojnë negativisht në situatën në Cordoba, duke përhapur zjarret dhe duke detyruar familjet dhe bagëtitë të largohen.

Fermerët vendas raportuan se deri në 98 për qind e tokës së tyre është djegur dhe se kanë pësuar humbje të mëdha.

Zjarrfikësit dhe vullnetarët punojnë gjatë gjithë kohës për të frenuar flakët, ndërsa banorët përshkruajnë skena paniku derisa largohen nga shtëpitë e tyre.

Në më pak se një javë, mbi 40 mijë hektarë pyje dhe fusha janë djegur në provincën Cordoba, duke prekur kryesisht zonat malore në Capilla del Monte dhe Villa Berna.

Megjithëse qeveria kombëtare ka shpallur “zonë fatkeqësie” provincën Cordoba, vizita e presidentit për t’i vëzhguar dëmet i la të zhgënjyer zjarrfikësit pasi ata shpresonin për një mbështetje urgjente.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button