Arbër Zaimi reagon për ndalimin e deputetëve shqiptarë nga RMV: Vendim i çoroditur, Shqipëria duhet të kërkojë falje

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Arbër Zaimi, ka reaguar pas raportimeve për ndalimin e hyrjes në Shqipëri të disa deputetëve dhe zyrtarëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Përmes një reagimi publik, Zaimi e cilësoi këtë veprim si “të çoroditur dhe për të ardhur keq”, duke shprehur shpresën se vendimi është marrë nga “ndonjë zyrtar servil e i papjekur”.
Ai u bëri thirrje institucioneve të Shqipërisë që të kërkojnë falje, ndërsa theksoi se Shqipëria është një demokraci dhe se preferencat politike të çdo qytetari nuk mund të shërbejnë si arsye për ndëshkim.
Sipas Zaimit, mbështetja e protestave në rrjetet sociale nuk duhet të jetë shkak për ndalimin e hyrjes së askujt në Shqipëri.



