Pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit, edhe vende të tjera kanë ndërmarrë hapa për lehtësimin e masave ndaj Sirisë

ShBA-ja e heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hënën e ka larguar Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, pas përfundimit të periudhës së rishikimit nga Kongresi amerikan.

 

Vendimi ishte paralajmëruar më herët këtë vit dhe tashmë ka hyrë në fuqi, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

 

Në të njëjtin njoftim është bërë e ditur edhe heqja e Frontit Nusrah nga lista e organizatave terroriste të përcaktuara globalisht.

Pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit, edhe vende të tjera kanë ndërmarrë hapa për lehtësimin e masave ndaj Sirisë. Britania e Madhe ka hequr ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore të Sirisë dhe disa institucioneve të tjera.

 

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button