Anketa e re e IPIS: VLEN betonizohet si lider tek shqiptarët, Fronti me etnikumet po avullohet
Shërbimi evropian me ndikim Europe Elects ka publikuar sondazhin IPIS të kryer në periudhën prej 10-13 tetor me ç’rast kanë marrë pjesë 1134 të anketuar.
Sipas rezultateve të IPIS mund të shihet se koalicioni VLEN ka arritur dukshëm të zbut diferencën në raport me Frontin Evropian.
Për dallim nga anketa e fundit e IPIS ku Fronti Evropian kishte një rejting prej 14.1 për qind kundrejt koalicionit VLEN që kishin 10.9 për qind të trupit elektoral, në anketën e re Fronti Evropian po humb besueshmërinë e qytetarëve pasi që ka shënuar rënie të rejtingut në 13.6, ndërsa VLEN si pjesë e qeverisë ka rritur rejtingun e saj në 12.5 për qind.
Marrë në konsideratë faktin se Fronti Evropian si koalicion është i përbërë nga parti të etnikumeve të ndryshme, kjo anketë dëshmon se VLEN po betonizon pozitën e saj si forca politike më e madhe te blloku politik shqiptar.
Ndërsa te blloku politik maqedonas, VMRO-DPMNE udhëheq bindshëm me një rejting prej 43.7 për qind në raport me LSDM-në e cila gëzon rejtin prej 15.4 për qind.