Alcaraz mposht Sinner në Italian Open dhe bëhet “mbreti” i Romës

Numri një në botë në tenis për meshkuj, italiani Jannik Sinner, nuk arriti të triumfojë në Italian Open në Romë.
Seria e fitoreve që kishte nisur në Pekin u ndërpre nga spanjolli Carlos Alcaraz.
Numri dy në botë fitoi për herë të parë turneun e Romës, duke mposhtur Sinner në dy sete, me rezultatin 7-6, 6-1, në një ndeshje që zgjati një orë e 43 minuta.

Për Sinner, kjo ishte ndeshja e parë pas një mungese 104-ditore ndërsa pavarësisht humbjes, bilanci i përballjeve direkte me Alcaraz qëndron në katër fitore dhe shtatë humbje për italianin.

Italia do të duhet të presë ende për të parë një nga lojtarët e saj të fitojë në Foro Italico, një arritje që s’është përmbushur që nga fitorja e Adriano Panatta në vitin 1976.

“Jam i lumtur që e shoh Jannickun përsëri në këtë nivel, është çmenduri ajo që bëri. E përgëzoj dhe jam shumë i lumtur që fitova në Romë,” u shpreh Alcaraz pas ndeshjes.

“Bravo, Carlos. Bëre një punë të shkëlqyer. Je njeriu që duhet mposhtur në Paris. Tani për tani, je më i forti në Tokë,” tha nga ana e tij Sinner.

Megjithatë, për ekipin vendas, Italian Open rezultoi një sukses i madh. Jasmine Paolini fitoi të shtunën finalen kundër lojtares amerikane Coco Gauff, duke siguruar trofeun për herë të parë pas 40 vitesh për një italiane.

E shoqëruar nga Sara Errani, Paolini triumfoi gjithashtu edhe në finalen e dyshes së femrave, duke mposhtur Veronika Kudermetova dhe Elise Mertens.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button