Albin Kurti uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe për solidaritet, dashamirësi dhe respekt, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti uroi festën për “qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo” në botë, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së të mirave me familjarët, fqinjët dhe personat në nevojë.

“Le të udhëhiqemi çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë”, ka shkruar Kurti.

Ai uroi që qytetarët të kenë “mirësi, begati dhe mbarësi” në jetën e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button