Aksident të rëndë trafiku në RMV, një 19-vjeçar humbi jetën

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë mëngjes në Prilep, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

“Këtë mëngjes në orën 06:23 në Njësinë e Punëve të Brendshme të Prilepit, është raportuar se në rrugën “Lece Kotevski” në Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi me targa të Prilepit, të drejtuar nga G.K. (62) nga Prilepi dhe një motoçiklete “Honda” pa targa, të drejtuar nga V.B. (19) nga fshati Konjarë e Madhe, Prilep.

Pas aksidentit, V.B. është transferuar në Spitalin e Qytetit – Prilep, ku një mjek e ka shpallur të vdekur. Hetimet janë kryer nga ekipi hetimor i Njësisë së Punëve të Brendshme të Prilepit”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button