Ahmeti dëshpëron aktivistat e BDI-së: Nuk hyjmë në Qeveri!

Edhe pse ka ditë të tërë që eksponentë të BDI-së, po përsërisin se së shpejti ata do të hyjnë në Qeveri, duke mbajtur kështu gjallë shpresat tek elektorati i tyre, megjithatë, ka mjaftuar vetëm një deklaratë e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për ta rrëzuar këtë retorikë të BDI-së dhe eksponentëve të tyre.
Gjatë ditës së sotme, Ahmeti, ka deklaruar se ata nuk do të hyjnë në Qeveri.
“Ne nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e kësaj qeverie, sepse nuk jemi gomë rezërvë. Ne nuk jemi përfaqësues të anarkise e revanshizmit, ne nuk veprojmë sipas instiktit, sepse jemi ndërtuar sipas ideologjisë kombëtare”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button