Adnan Azisi: Pa njohjen e të drejtave të shqiptarëve, ky vend nuk do të mbijetojë!

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azisi thotë se pa njohjen e të drejtave të shqiptarëve, ky vend nuk do të mbijetojë!

Ai vlerëson se 22 vite në Qeveri, Ali Ahmeti dhe BDI na paska mashtruar se gjuha shqipe është zyrtare! Tash nga opozita po sillen si qyqarë dhe deklarojnë se nuk na qenka zyrtare e duheshka ta bëjë VLEN-i!

“Kur jemi tek kjo temë, ju garantoj se ne jemi angazhuar dhe punojmë fuqishëm që të zgjidhet dilema për gjuhën shqipe dhe përdorimi i saj të jetë i qartë, e jo siç e la peshqesh BDI dhe partnerët e saj që gjuha shqipe të quhet gjuhë e 20%. Gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare si gjuhë shqipe, pasi shqiptarët në RMV janë popull shtetformues me mbi 30% popullsi. Njejtë siç përdoret gjuha serbe në Kosovë edhe pse popullsia serbe është vetëm 3 ose 4%”, është shprehur Azizi.

Sipas tij, BDI-ja ka pas rastin më të mirë 6 vitet e fundit kur kishte pushtet absolut, që t’i zgjidh çështjet kombëtare, por nuk e ka bërë.

“Por, ra ky rast dhe nxjerr në shesh prostitucionin politik të BDI-së, e cila për 22 vite pushtet qëndror e lokal, duke marr parasysh që gjashtë vitet e fundit kishte edhe pushtet absolut, nuk merrej me zgjidhjen e këtyre çështjeve kombëtare. Të gjithë e dinë se sukseset e BDI-së në dy dekada pushtet janë investimet qindra miliona euro në kazino e llotari, krimin, korrupsion, në blerjen e “Soravisë”, ngritjen e “Eurovisë” si dhe përpjekjen për implementimin e koncepteve të tjera anti-shqiptare si “shoqëri e hapur për të gjithë” i cili kishte për qëllim shkatërrimin e familjes dhe imponimin e antivlerave shoqërore si dhe “Ballkanin e Hapur” – Projekt i Serbisë dhe Vuçiqit për futjen nën kthetra të RMV-së, Kosovës, Shqipërisë dhe Malin e Zi!”, shkruan Azizi.

Ai thitë se BDI është mirë të heshtë e të mos flasë për çështjet shqiptare të cilat jo që nuk i implementoi por u përpoq ti shkatërrojë.

“Ndërsa Qeveria aktuale dhe ata që do të vijnë e shkojnë, duhet ta kenë të qartë se patjetër duhet tu përgjigjen të drejtave themelore të gjithë qytetarëve në vend. Nuk mund të mos e përfillin të drejtën e një populli që është mbi 30%, popull nga i cili varet ekskluzivisht edhe siguria, sovraniteti dhe ardhmëria e këtij vendi“, shkruan ai.

Neglizhenca ndaj këtyre çështjeve, thotë Azisi, do të çojë në reciklimin e së kaluarës, e cila në një moment, mund të shpërthejë si një fuçi baroti!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button