Admirim Aliti, komisioner në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike: Do të punoj me përulësi

Ish ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës nga radhët e Alternativës, Admirim Aliti ka njoftuar se është emëruar komisioner në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike.
“I nderuar dhe thellësisht mirënjohës që sot u zgjodha Komisioner në Agjencionin e Komunikimeve Elektronike me mandat 5 vjeçar nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. E pranoj me përulesi këtë përgjegjësi me një ndjenje të thellë misioni dhe detyre. Kjo për mua paraqet një thirrje për të shërbyer, prandaj do te jem i përkushtuar të sjell dedikimin dhe ekspertizen time të plotë në këtë rol.
Si Komisioner, do te punoj pa u lodhur ne krijimin e një mjedisi ku teknologjia i shërben të mirës publike, duke promovuar lidhjen, inovacionin dhe qasjen për të gjithë. Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve për mbështetjen!”, ka shkruar Aliti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button