Zyrtare: Dështojnë shpifjet ndaj Afrim Gashit – Ja vendimi
Në mes të sulmeve të shumta dhe dezinformatave që kanë synuar të përbaltin imazhin e kryeparlamentarit Afrim Gashi, faktet tregojnë se këto akuza janë të pabazuara dhe qëllimisht të shtrembëruara. Në një kohë kur spekulimet janë kthyer në normë, e vërteta po del më e qartë se kurrë: çdo akuzë e ngritur ndaj Gashit rezulton të jetë gënjeshtër.
Këshilli për Etikë në Media (KEMM) së fundmi pranoi ankesën e Gashit lidhur me shkeljet e kodeksit etik në raportimet mbi të, duke vërtetuar se disa artikuj përmbanin informacione të pasakta dhe pa burime të qarta që synonin të krijonin konfuzion te publiku.
Teksti me titull “Një tjetër gafë e ngathët e njerëzve të Gashit? Pse Kryetari i Kuvendit blen zyrtarisht 30 televizorë LCD dhe 12 kondicionerë inverter?” e publikuar nga media online Faktor (faktor.mk) devijon standardet profesionale dhe etike në raportim.
Pavarësisht fushatave të vazhdueshme dezinformuese dhe një interpelance të mëparshme të organizuar për të dobësuar pozitat e tij, faktet tregojnë qartë se këto sulme janë pjesë e një fushate të motivuar politikisht.
Afrim Gashi është njohur për qasjen e tij të ndershme dhe të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, dhe përkushtimi i tij ndaj një politike të bazuar në vlera të larta demokratike është i palëkundur.
Me këtë vendim të KEMM qytetarët po shohin gjithnjë e më qartë të vërtetën dhe karakterin e qëndrueshëm të kryeparlamentarit Gashi, i cili vazhdon të jetë një model i përkushtimit për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit.