14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari në një shkollë fillore në Tetovë

Një tjetër rast dhune mes të miturve është denoncuar në Tetovë. Një 14-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar i tij, nxënës në një shkollë fillore të qytetit.
Rasti është raportuar në polici më 30 tetor, rreth orës 15:15, nga babai i të miturit, i cili së bashku me të birin ka denoncuar sulmin në Stacionin Policor të Tetovës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.



