Vlera e Jasir Asanit bëhet milionëshe

Futbollisti i Kombëtarës së Shqipërisë Jasir Asani, ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij në kualifikimet për “EURO 2024”.
Kontributi i Asanit, ishte i madh duke shënuar tre gola, duke mundësuar “Kuqezinjtë” të kualifikohen për në Gjermani.

E kështu u rrit edhe vlera e tij.
Nga 700 mijë euro në shkurt, vlera e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut tani është 1,2 milion euro.
Ai ka lojë të mirë po ashtu edhe me ekipin e tij në Korenë e Jugut.

Jasir Asani, në 30 ndeshja i ka shtatë gola dhe tre asistime.

Po raportohet që shumë shpejt ai mund të transferohet në Evropë.

28-vjeçari nga viti i ardhshëm mund të transferohet në La Liga.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button