Gjermania e nis me spektakël Botërorin 2026, shkatërron Kurasaon me rezultatin 7-1

Gjermania ka dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e saj të parë në Botërorin 2026, duke mposhtur me rezultatin e thellë 7-1 debutuesen Kurasao dhe duke marrë menjëherë kryesimin e Grupit E.
Në stadiumin e Houstonit, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann e zhbllokoi sfidën që në minutën e 6-të me Felix Nmecha, i cili finalizoi një aksion të bukur ofensiv për avantazhin e hershëm të gjermanëve.
Megjithatë, Kurasao arriti të shkruajë historinë në minutën e 21-të. Livano Comenencia, realizoi golin e parë në historinë e kombëtares së tij në një fazë finale të Kupës së Botës. Goditja e tij u devijua nga një mbrojtës gjerman, duke mposhtur portierin Manuel Neuer dhe duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.
Gëzimi i Curaçaos zgjati pak, pasi Gjermania mori sërish kontrollin total të takimit. Nico Schlotterbeck riktheu avantazhin për “Die Mannschaft”, ndërsa Kai Havertz ishte protagonisti kryesor i mbrëmjes me dy gola të shënuar.
Në listën e realizuesve u shtuan edhe Jamal Musiala, Brown dhe Deniz Undav, të cilët vulosën një fitore bindëse 7-1 për gjermanët.
Me këtë sukses të thellë, Gjermania merr menjëherë kreun e Grupit E dhe dërgon një sinjal të fortë për rivalët në garën për titullin botëror, ndërsa Kurasao, pavarësisht humbjes së rëndë, do ta kujtojë këtë ndeshje për golin historik të parë të shënuar ndonjëherë në Kupën e Botës.



