Aksident fatal në Pogradec-Qafë-Thanë, identifikohet viktima 26 vjeçarja nga Struga

Policia e Shqipërisë ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin fatal të shënuar paraditen e së dielës në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ku humbi jetën një grua.

Në njoftim bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasin E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes ka vdekur shtetasja Elmedina Lloga 26 vjeçe, banuese në Livadhi, Strugë pasagjere e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja, si dhe janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet, shkruan Euronewsal.

Katër të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button