Liga e Kampionëve: Shkëndija nesër në transfertë ndaj Qarabağut në Azerbajxhan

Ndeshjet kthyese të raundit të tretë kualifikues në UEFA Ligën e Kampionëve do të zhvillohen nesër, ndërkaq Shkëndija do të përballet me FK Qarabağ në Azerbajxhan, raporton Anadolu.
Në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, nesër do të caktohen 10 ekipet që do të kalojnë në fazën e “play-off”-it.
Në ndeshjen e parë Shkëndija në Shkup humbi me rezultatin 1-0 ndaj FK Qarabağut të Azerbajxhanit. Ndeshja kthyese do të luhet në stadiumin “Tofiq Bahramov” në kryeqytetin azerbajxhanas, Baku.