Pse po planifikon Izraeli të marrë nën kontroll qytetin e Gazës?

Rripi i Gazës i rrethuar ka qenë për dekada efektivisht nën kontrollin e Izraelit dhe, sipas ligjit ndërkombëtar, nën pushtimin izraelit.

Në këtë kuadër, Al Jazeera e ka pyetur Phyllis Bennis, studiuese në “Institute for Policy Studies” dhe autore e librit “Understanding Palestine and Israel”, se çfarë do të thotë plani i Izraelit për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës.

Ajo është përgjigjur:

“Mendoj se kjo do të thotë se do të ketë një dëbim të detyruar të popullsisë, e cila po përpiqet të mbijetojë mes rrënojave të ndërtesave, në zonat ku mund të ngrihet një tendë.

“Aktualisht ka mes 800,000 dhe një milion palestinezë – rreth gjysma e popullsisë që ka mbetur në Gaza – në zonën brenda dhe përreth qytetit të Gazës; kështu që kjo do të thotë: ‘Ne do t’i dëbojmë; do të krijojmë kampe përqendrimi,’ të cilat tashmë ekzistojnë, por do të zgjerohet numri i tyre.

“Kjo do të jetë një përshkallëzim masiv i sulmit ushtarak, kështu që do të shohim sërish qindra njerëz të vrarë çdo ditë nga bombardimet dhe zjarri i tankeve izraelite, si dhe një rritje masive të numrit të atyre që do të vdesin nga dehidratimi dhe uria, shumica prej tyre fëmijë.

“Ne tashmë kemi parë 200 persona që kanë vdekur nga uria, kequshqyerja dhe dehidratimi – dhe gjysma e tyre janë fëmijë. Ky numër ka gjasa të rritet pavarësisht nga ajo që bën Izraeli në përshkallëzimin e tij gjatë javëve të ardhshme, sepse nuk ka furnizim të mjaftueshëm ushqimor që po hyn.

“Kështu që kjo krizë katastrofike, ky gjenocid që është në zhvillim e sipër, do të bëhet shumë më i keq, pavarësisht nëse duhen edhe tre muaj të tjerë për të planifikuar këtë ide të propozuar”. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button