Japonia shënon 80 vjetorin e hedhjes së bombës atomike në Nagasaki nga SHBA-ja

SHBA hodhi një bombë atomike mbi qytetin port jugperëndimor të Nagasakit më 9 gusht 1945, në orën 11:02 me orën lokale, tre ditë pasi hodhi një armë bërthamore mbi Hiroshimë.
Rreth 74.000 njerëz u vranë në Nagasaki, ndërsa 140.000 u vranë në Hiroshima.
Më 15 gusht 1945, Japonia u dorëzua, duke shënuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.
Turma pritet të mblidhen të shtunën në Katedralen e Ngjizjes së Papërlyer të Nagasakit, ndërsa dy kambanat e kishës do të bien bashkë për herë të parë që nga viti 1945.
Pothuajse 100 shtete pritet të marrin pjesë në përkujtimet e këtij viti në Nagasaki.
Mes pjesëmarrësve do të jetë edhe një përfaqësues nga Rusia, e cila nuk ishte ftuar që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.
Edhe Izraeli, ambasadori i të cilit në Japoni nuk ishte ftuar në memorialin e vitit të kaluar për shkak të gjenocidit në Gaza, pritet të marrë pjesë.
“Ne donim që pjesëmarrësit të vinin dhe të shihnin drejtpërdrejt realitetin e katastrofës që mund të shkaktojë një armë bërthamore,” tha javën e kaluar një zyrtar i Nagasakit.



