“Do të takohem shumë shpejt me Putinin”, Trump: Do të ketë disa shkëmbime territoresh mes Ukrainës dhe Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të takohet “shumë shpejt” me Vladimir Putinin, ndërsa tha se “po i afrohemi shumë një marrëveshjeje për Ukrainën”.
“Do të takohem shumë shpejt me Presidentin Putin”, tha ai. Takimi do të kishte qenë më i shpejtë, por ka “marrëveshje sigurie” që duhet të merren, shtoi ai.
“Ai do të donte të takohej sa më shpejt të jetë e mundur, pajtohem me të, por ne do ta njoftojmë këtë shumë shpejt”, tha Trump.
I pyetur për vendndodhjen e mundshme të një takimi të tillë, Trump tha se nuk do ta zbulonte, por shtoi se do të “kënaqte shumë njerëz”.
Po ashtu Trump tha se do të ketë “disa shkëmbime territoresh në dobi të të dyja palëve” të përfshira në një marrëveshje paqeje për Ukrainën.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai tha: “Po shikoni një territor për të cilin është luftuar për tre vjet e gjysmë. Shumë rusë kanë vdekur. Shumë ukrainas kanë vdekur.”
“Pra, po e shqyrtojmë këtë, por në të vërtetë po kërkojmë të marrim disa mbrapsht dhe disa të shkëmbejmë.”
“Është e komplikuar, në fakt. Asgjë nuk është e lehtë. Është shumë e komplikuar. Por do të marrim diçka mbrapsht.”
“Do të bëjmë disa ndërrime territoresh. Do të ketë disa shkëmbime territoresh në dobi të të dyve.”
Trump shtoi se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy “do të duhet të përgatitet të nënshkruajë diçka”.