Izraeli mbështet banda, jo fise në Gaza

Ndërsa qeveria izraelite pretendon se po mbështet fise në Gaza për të kundërshtuar Hamasin, grupet që ajo përkrah i ngjajnë më shumë bandave kriminale, argumenton Rob Geist Pinfold, ligjërues për siguri ndërkombëtare në King’s College në Londër.
“Këto janë banda kriminale. Shumë prej tyre kanë qenë në burg para 7 tetorit për vepra penale të lidhura me drogën, jo për shkak se ishin disidentë politikë,” tha ai për Al Jazeera. “Ata plaçkitin palestinezët në rrugë. Ushqehen nga kaosi dhe e shtojnë atë.”
“Shumë nga këta persona, si Yasser Abu Shabab, janë të përjashtuar nga fiset e tyre. Izraeli, në thelb, ka zgjedhur njerëzit më të papëlqyer në Gaza për t’i armatosur dhe pajisur. Nuk po përpiqet të krijojë një alternativë të qëndrueshme politike ndaj Hamasit, por po identifikon individë që përfitojnë nga rrëmuja dhe po i nxit ta thellojnë më tej atë.”