“Politico”: Elon Musk i dha 15 milionë dollarë Trumpit dhe republikanëve pavarësisht tensionit midis tyre

Biznesmeni miliarder amerikan, Elon Musk i ka dhënë 15 milionë dollarë presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe republikanëve në qershor, pavarësisht konfliktit dhe tensionit midis tyre, transmeton Anadolu.

Sipas portalit “Politico”, dokumentet zbulojnë se Musk dha nga 5 milionë dollarë për fushatën MAGA të Trumpit në qershor. Musk gjithashtu dha nga 5 milionë dollarë për Fondin Republikan të Lidershipit të Kongresit dhe Fondin e Lidershipit të Senatit më 27 qershor.

Theksohet se këto organizata luajnë rol të rëndësishëm në ndikimin republikan në Kongres dhe në operacionet politike të Trump. Gjithashtu vihet re se Musk njoftoi formimin e partisë së tij politike vetëm një javë pasi bëri këto donacione.

Ende nuk është publikuar asnjë deklaratë nga organizatat.

Trump-Musk

Presidenti i SHBA-së Trump shprehu zhgënjimin e tij të thellë nga komentet e biznesmenit Musk, i cili që atëherë është larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe kritikoi ashpër projektligjin për uljen e taksave në axhendën e Kongresit.

“Unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie shumë të mirë, por nuk e di nëse kjo marrëdhënie po shkon mirë më. Jam shumë i zhgënjyer nga Eloni, edhe pse e kam ndihmuar shumë”, ka thënë Trump.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Trumpit në llogarinë e tij X, Musk komentoi: “Nëse nuk do të isha unë, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet. Demokratët do të kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe republikanët do të kishin një shumicë 51-49 në Senat”.

Më pas, të dy bënë deklarata të shumta kundër njëri-tjetrit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button