Mexhiti: Së shpejti do të dihet kandidati i VLEN-it për Çairin

Kandidimi i Bujar Osmanit për kryetar të komunës së Çairit, nën logon e Frontit Europian, ka intensifikuar garën për këtë komunë. Ende nuk dihet se kush do ta përfaqësojë koalicionin VLEN në këtë përballje, por situata në terren është bërë edhe më interesante pas zërave që qarkullojnë në opinion, se zv/kryeministri Izet Mexhiti mund të kandidojë për kryetar komune.
Mexhiti nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi një kandidim të mundshëm, por deklaroi se koalicioni është në fazën e analizave përfundimtare dhe së shpejti do të dalë me qëndrime zyrtare për të gjitha komunat, përfshirë edhe kandidatin për qytetin e Shkupit.
“Po zhvillojmë bisedime dhe analizat e fundit brenda VLEN-it. Besoj se në ditët apo javët e ardhshme do të shpalosim emrat e kandidatëve në të gjitha komunat, përveç Strugës, për të cilën kandidati tashmë është bërë publik”, tha Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button