Komiteti Olimpik i bindet Trump/ Në sportet femërore nuk do lejohen transgjinoret

Kanë kaluar pesë muaj që nga ky nënshkrim.
Në 6 shkurt të këtij viti, presidenti amerikan Donald Tramp, firmosi urdhërin ekzekutiv për ndalimin e pjesëmarrjes së sportistëve transgjinorë në garat për femra.
Dekreti I tij u ndoq nga kritika e polemika të ashpra, por gjithsesi ligji është ligj dhe Komiteti Olimpik e Paraolimpik I Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu bind forcës së tij.
Ky Komitet vendosi që të ndalonte pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në të gjitha konkurrimet e vajzave, siç edhe detyron dekreti I Shtëpisë së Bardhë.
Institucioni më I lartë I sportit amerikan informoi federatat kombëtare të notit, atletikës, basketbollit e gjithë të tjerat, se është detyrim të respektohet urdhëri ekzekutiv I presidentit Tramp.
Po kështu ka vepruar më parë edhe Shoqata Kombëtare Atletike e Kolegjeve, që mbulon sportet në universitetet amerikane.
Tramp argumenton se burrat duhet të flaken jashtë garave të femrave, dhe ka kërcënuar me prerjen e fondeve federale nëse urdhëri I tij nuk respektohet.
Shtetet e Bashkuara janë fuqia kryesore olimpike në sport, me numrin më të madh të medaljeve në rang botëror, dhe qendrimi amerikan mund të ndikojë edhe në shtetet e tjera.