Kuvendi: Gjendja shëndetësore e kryeparlamentarit Afrim Gashi është stabile

Pas shqetësimeve të ngritura në opinion, Kuvendi ka dalë me një reagim zyrtar për të sqaruar situatën shëndetësore të kryetarit të tij, z. Afrim Gashi, i cili u hospitalizua mbrëmjen e djeshme në Klinikën për Kirurgji Digjestive në Shkup.
Sipas njoftimit, gjendja e tij është nën kontroll dhe stabile, ndërsa ai po trajtohet nga specialistët përkatës. Kuvendi thekson se çdo zhvillim tjetër do të komunikohet në mënyrë transparente me publikun.
Kujdesi mjekësor vazhdon, ndërsa mbështetja dhe urimet për shërim të shpejtë nuk kanë munguar nga qytetarët dhe bashkëpunëtorët.



