Murtezani: Po ndërtojmë një mekanizëm evropian për skriningun e investimeve të huaja

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka hapur sot një punëtori dyditore të dedikuar zhvillimit të një mekanizmi të ri për skriningun e investimeve të huaja direkte, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij procesi për sigurinë dhe transparencën ekonomike të vendit.

“Ky është proces i cili nuk është vetëm teknik, por edhe me rëndësi strategjike për sigurinë, transparencën dhe sovranitetin ekonomik të shtetit tonë,” theksoi Murtezani.

Ai tha se si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut ka si detyrim dhe interes ngritjen e një sistemi bashkëkohor që do të menaxhojë rreziqet, por pa penguar investimet e huaja të qëndrueshme.

“Kemi detyrim dhe interes që të krijojmë sistem bashkëkohor dhe funksional i cili do të njohë dhe menaxhojë me rreziqet, dhe në të njëjtën kohë do të ruajë potencialin për investime të huaja produktive dhe të qëndrueshme,” deklaroi ministri.

Murtezani falënderoi veçanërisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen institucionale, si dhe ekspertët nga Çekia dhe Rumania për ndarjen e përvojave të tyre në këtë fushë.

“Jam veçanërisht mirënjohës për mbështetjen nga partnerët tanë nga SHBA-të – Ministria e Tregtisë, Departamenti i Shtetit, Ministria e Financave dhe Ambasada e SHBA-së në Shkup – si dhe nga ekspertët nga Çekia dhe Rumania, përvojat e të cilëve janë jashtëzakonisht të vlefshme për ne,” tha ai.

Në përfundim, Murtezani nënvizoi përkushtimin e qeverisë për ndërtimin e një mekanizmi të besueshëm dhe evropian që do të shërbejë interesit publik dhe të ardhmes së shtetit.

“Po punojmë me përkushtim, përmes qasjes ndërinstitucionale, që të ndërtojmë mekanizëm të besueshëm dhe evropian, i cili do të jetë në shërbim qytetarëve dhe të ardhmes së shtetit,” përfundoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button