Hamas bën thirrje për protesta globale për të ‘ndalur krimin e urisë’ në Gaza

Grupi palestinez u bën thirrje “të gjithë njerëzve të lirë të botës” të organizojnë demonstrata, protesta të ulura dhe “marshime zemërimi” më 25, 26, 27 korrik dhe “gjatë të gjitha ditëve në vijim, deri sa të thyhet rrethimi dhe të marrë fund uria” në Gaza.
“[…] njerëzit po vdesin nga uria dhe kequshqyerja, dhe uria po e shfaq praninë e saj vdekjeprurëse në fytyrat e fëmijëve, nënave dhe të moshuarve, mes një heshtjeje të dyshimtë globale dhe mungesës së çdo veprimi që i përgjigjet përmasës së kësaj katastrofe,” thuhet në deklaratën e publikuar në Telegram.
“Le të jenë ditët në vijim një britmë e fuqishme kundër okupimit, dhe një turp për ata që heshtin […] Le të thërrasë mbarë bota: ‘Ndalo krimin e urisë’,” përfundon deklarata.



