Murtezani në takim me Zhoven: Bashkëpunimi teknik dhe ekspert është parakusht për aderim të suksesshëm në BE

Në kuadër të vizitës së punës në Paris, ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, zhvilloi takim edhe me Emanuell Puize-Zhoven, sekretar i përgjithshëm i Sekretariatit për Çështje Evropiane (SGAE) – shërbim ndërinstitucional që vepron nën kompetencën e drejtpërdrejtë të Kryeministrit të Francës, i obliguar për koordinimin dhe avancimin e poziocionit të vetëm nacional të Francës ndaj Bashkimit Evropian, si dhe për monitorimin e transpozimit të së drejtës evropiane në legjislacionin nacional dhe sinkronizimin e politikave ndërmjet ministrive dhe institucioneve evropiane.

Siç informon Ministria e Çështjeve Evropiane, në takimin në mes të Murtezanit dhe Zhoven u diskutua për modalitetet, për përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet MÇE-së dhe SGAE-së, përmes gjetjes së mekanizmave dhe instrumenteve të reja për mbështetjen e procesit të eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut, si dhe për zbatimin e praktikave dhe eksperiencave më të mira administrative evropiane të fituara në kuadër të modelit francez të koordinimit ndërresor, si një version i ngjashëm me rolin koordinues që e ka Ministria për Çështje Evropiane në vend në kontekst të eurointegrimeve.

Murtezani dhe Zhoven konstatuan se ekspertiza dhe metodologjia të cilën e SGAE-ja e implementon në fushën e harmonizimit dhe përgatitjes së pozicioneve nacionale mund të paraqet pikë të vlefshme referimi për institucionet maqedonase gjatë periudhës së skriningut dhe negociatave, veçanërisht në aspektin e menaxhimit me reformat e ndërlikuara dhe sigurimit të stabilitetit dhe koherencës në politikën nacionale ndaj Bashkimit Evropian.

Zhoven prezantoi rolin e Sekretariatit në procesin e formulimit dhe mbrojtjes së interesave franceze në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, si edhe rëndësia e ekspertizës nga ministritë sektoriale për zbatimin efikas të direktivave evropiane.

Murtezani u shpreh se Maqedonia e Veriut tanimë ka vendosur mekanizma për koordinimin strategjik të çështjeve evropiane, por në fazën e ardhshme të negociatave aderuese do të jetë me rëndësi të veçantë të sigurohet transferimi i mëtejshëm i dijes, qasje deri në praktikat e mira dhe mbështetje teknike nga partnerë siç është Franca.

U bisedua edhe për eksperiencën e deritanishme me programin „Expertise France“ dhe mbështetjen afatgjate në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, si dhe roli i trajnimeve përmes programit „Formacion Administrative Supérieur“ (FASP) në zhvillimin e burimeve njerëzore të përgatitura për t’iu përgjigjur kërkesave të legjislacionit evropian. Gjithashtu, Murtezani dhe Zhoven shkëmbyen mendime për nevojën e avancimit të bashkëpunimit zhvillimor, veçanërisht përmes mobilizimit të instrumenteve financiare dhe granteve të disponueshme përmes Agjencionit Francez për Zhvillim (AFD), PROPARKO dhe Expertise France, si dhe konform me marrëveshjen dypalëshe të lidhur në mes dy qeverive në vitin 2021.

Murtezani dhe Zhoven konstatuan se thellimi i bashkëpunimit teknik dhe administrativ mbetet parakusht strategjik për ndërtimin e bazës së qëndrueshme institucionale dhe përgatitjen efektive të Maqedonisë së Veriut për sfidat e ardhshme evropiane. Në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Francës, MÇE Murtezani do të zhvillojë biseda të mëtejshme shtesë me udhëheqësit e Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe Expertise France, me qëllim hapjen e kanaleve të reja për mbështetje financiare dhe eksperte të proceseve tona reformuese dhe integruese evropiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button