Ramizi 14-vjeçar nga Gaza u gjet i vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave ku shkoi të marrë një thes me miell

Palestinezi 14-vjeçar Ramiz Mikdad u qëllua me plumba nga ushtria izraelite në një të ashtuquajtur pikë shpërndarjeje të ndihmës humanitare në Gaza, ku ai shkoi me shpresën për të marrë një thes me miell për familjen e tij, e cila ka luftuar me urinë për javë të tëra.

Izraeli shënjestron sistematikisht civilët në Gaza, duke i dënuar ata me uri, në të ashtuquajturat qendra shpërndarjeje të ndihmës humanitare, të cilat i përdor si “kurthe vdekjeje”.

Qindra palestinezë janë vrarë që nga 27 maji në këto të ashtuquajtura pika shpërndarjeje të ndihmës humanitare të krijuara përmes “Fondacionit të Ndihmës Humanitare për Gazën” nën kontrollin e SHBA-së dhe Izraelit.

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi dje se numri i palestinezëve të vrarë deri më tani në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave është 751 ndërsa numri i të plagosurve 4.931.

Ramizi, djali 14-vjeçar i familjes Mikdad me gjashtë anëtarë, të cilët jetonin në një tendë të ngritur pranë shtëpisë së tyre të shkatërruar pranë spitalit “Shifa” në veri të Gazës, ishte një nga viktimat e luftës për jetë a vdekje që u zhvillua në këtë të ashtuquajtur qendër ndihme.

Prindërit e Ramizit treguan për Anadolu për mungesën e ushqimit në Gaza, ku Izraeli i detyroi të vdisnin urie, ditën kur humbën djalin e tyre dhe dhimbjen që përjetuan.

– Ramizi u vra teksa përpiqej të blinte një thes me miell për familjen e tij

Nëna Ummu Naim tha se djali i saj Ramizi shkoi në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmës humanitare më 1 korrik për të marrë ushqim sepse nuk mund ta duronte më urinë që po përjetonin.

Ummu Naim, e cila tha se djali i saj, si çdo fëmijë tjetër, i donte çokollatat dhe biskotat dhe kur dëgjoi se këto ushqime po shpërndaheshin në pikën e ndihmës, shkoi të merrte. “Ai e mbante këtë qese në shpinë dhe nëna tha se do ta mbushte me biskota, miell dhe ushqime të tjera. Ai rrezikoi jetën e tij për të gjetur ushqim. Kjo është një situatë shumë e vështirë për një nënë”.

Ajo thotë se djali i saj nuk kishte më forcë të durojë urinë kohët e fundit.

“Sa herë që Ramizi kishte shumë uri, ai thoshte: ‘Mami, më trego si lidhte Profeti gurë në stomak (nga uria)’.” Ne i skuqnim përsëri thërrimet e kalbura të bukës dhe i hanim. Kur ai shkoi për herë të parë të kërkonte ndihmë, tha: “Mami, nëse sjell miell, më bëj manakish (një lloj brumi i mbuluar me erëza si trumzë dhe za’ar) dhe bukë të skuqur. I thashë: “Bir, nëse sjell miell do të bëj çfarë të duash, edhe nëse është mesnatë. Ai shkoi ta merrte disa herë, por herën e tretë nuk mundi të kthehej”, tha nëna e Ramizit.

Ummu Naim tha se ushtarët izraelitë e qëlluan djalin e saj Ramizin dy herë në shpinë. “Kur dëgjova për herë të parë lajmin për vdekjen e tij, thashë se ai do të gjejë ushqimin tek Zoti i tij që nuk mundi ta gjejë këtu”, tha ajo.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button