‘Njerëzit copëtohen’: Qindra të vrarë dhe të plagosur nga sulmet izraelite në jug të Gazës

Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) ka lëshuar një deklaratë për rritjen dramatike të numrit të viktimave palestineze nga lufta e Izraelit në Rripin e Gazës.

Sipas organizatës, në Spitalin Nasser në Khan Younis, në jug të Gazës, janë sjellë trupat e 59 palestinezëve të vrarë dhe më shumë se 200 të plagosur.

MSF shtoi se, pas mbërritjes së shumë të plagosurve, përfshirë persona që po kërkonin ndihma humanitare, ekipi i tyre u detyrua të evakuojë repartin e lindjes dhe të shndërrojë dhomat e lindjes në salla urgjente operacioni.

“Çdo ditë, palestinezët përballen me masakra ndërsa përpiqen të marrin ndihmat e pakta që arrijnë në Gaza,” tha MSF.

Wafaa Abu Nemer, pediatre në MSF, deklaroi se “pa njerëz të shqyer copa-copa”.

“Është një katastrofë,” shtoi ajo. “Të kërkosh ushqim nuk duhet të jetë një dënim me vdekje.”

Aitor Zabalgogeazkoa, koordinatori i emergjencave i organizatës, tha se kompleksi spitalor është “mbingarkuar dhe po funksionon me furnizime të kufizuara … jashtëzakonisht pranë pikës së kolapsit”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button