Trump kryeson takimin me ekipin e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon një takim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare këtë pasdite në Dhomën e Situatës në Shtëpinë e Bardhë, sipas një raporti nga mediat amerikane.
Takimi zhvillohet në një kohë kur Trump po shqyrton nëse SHBA duhet të thellojë përfshirjen e saj në konfliktin gjithnjë e më të ashpër mes Iranit dhe Izraelit.
Ai u kthye dje në Uashington, duke e ndërprerë me një ditë pjesëmarrjen e tij në samitin e G7-ës në Kanada.
Më herët gjatë ditës, Trump publikoi disa deklarata në platformën e tij Truth Social, përfshirë një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj udhëheqjes iraniane, duke pohuar se SHBA-të e dinë “saktësisht” se ku po “fshihet” udhëheqësi suprem i Iranit.