Gashi: 25 vite partneritet me Fondacionin Konrad Adenauer, dëshmi e përkushtimit për një Maqedoni të Veriut europiane

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka mbajtur një fjalim me rastin e përvjetorit të 25-të të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe Fondacionit Konrad Adenauer, duke e cilësuar këtë moment si një gur themeli në rrugën drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe europiane.
“Sot pata nderin të mbaj një fjalim në një ngjarje që shënon një moment të veçantë – 25 vite bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer dhe angazhimin tonë të përbashkët për një Maqedoni të Veriut europiane. Ky përvjetor është më shumë se një datë simbolike – është dëshmi e rrugëtimit tonë të përbashkët, përplot sfida, por edhe përkushtim të palëkundur ndaj reformave dhe vlerave demokratike. Si Kryetar i Kuvendit, mbetem i përkushtuar që Kuvendi të jetë shtyllë e demokracisë dhe reflektim i aspiratave europiane të qytetarëve tanë”, ka njoftuar Gashi në Facebook.



