Kryeparlamentari Gashi takohet me Hacı Ali Açıkgyl – Kryesues i Komisionit të Pavarur dhe Përhershëm për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC)

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me Hacı Ali Açıkgyl – Kryesues i Komisionit të Pavarur dhe Përhershëm për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).
“Kisha kënaqësinë të pres në takim z. Hacı Ali Açıkgyl – Kryesues i Komisionit të Pavarur dhe Përhershëm për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC). Biseduam për mundësitë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit në funksion të tolerancës fetare dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut.
Vlerësova angazhimin e tyre për paqe, dialog dhe mirëkuptim midis popujve të ndryshëm të botës.”, ka shkruar Gashi.