De Bruyne është shumë pranë transferimit te Napoli

Kevin de Bruyne ka rënë dakord të fillojë negociatat për një transferim te Napoli. Kontrata e futbollistit belg me Manchester Cityn skadon pas pak më shumë se një muaji, kur ai do të bëhet lojtar i lirë.

Pas bisedimeve me Dries Mertens dhe Romelu Lukaku, 33-vjeçari ka vendosur t’i bashkohet klubit të Napolit dhe dëshiron që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mund të shkojë me pushime i qetë.

Hendeku aktual midis kërkesës dhe ofertës është se De Bruyne dëshiron një kontratë tre-vjeçare, ndërsa Napoli po i ofron atij dy vjet plus një opsion për një të tretë.

Nga pikëpamja financiare, nuk ka mospërputhje, pasi klubi italian i ofron De Bruyne një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button