Kryeparlamentari Gashi takon delegacionin e Komisionit të Venedikut, në fokus ndryshimet në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Venedikut, i cili po qëndron në Shkup në kuadër të përgatitjes së një opinioni lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës.

Përmes një njoftimi, Gashi bëri të ditur se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e rekomandimeve të Komisionit të Venedikut në përmirësimin e legjislacionit dhe forcimin e institucioneve demokratike.

“Opinionet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias përbëjnë një orientim të rëndësishëm në përmirësimin e legjislacionit dhe forcimin e institucioneve demokratike”, deklaroi Gashi.

Ai vlerësoi se dialogu i vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare dhe ekspertiza juridike janë thelbësore për harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane.

Sipas kryeparlamentarit, respektimi i këtyre standardeve është i rëndësishëm për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button