Përfundoi riparimi i ujësjellësit të qytetit në Shkup

Përfundoi raparimi dhe rikonstruimi i ujësjellësit të qytetit në Shkup dhe në tre orët e ardhshme pritet normalizim i gjendjes. Këtë e kumtoi sot kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, nga rruga “Nikolla Parapunov”, vendi ku javën e kaluar ka ndodhur defekti kryesor me derdhjen e ujit.

“Dëshiroj të falënderoj personelin teknik dhe ekspert nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” për guximin që kanë pasur dhe që kanë theksuar ekspertizën e tyre për këtë problem shumë dekadash, të cilin e kanë përfunduar në kohë rekord”, tha Arsovska.

Në realizimin e këtij rikonstruksioni, Arsovska tha se morën pjesë mbi 160 persona të personelit teknik të NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” si dhe 150 personel administrativ.

“Duke filluar nga ora dy e mëngjesit, kur praktikisht ka nisur ndërprerja e furnizimit me ujë nga tubacioni kryesor, deri para pak orësh është riparuar tërësisht me sukses dhe profesionalizëm nga shërbimet e Ndërmarrjes Publike dhe tashmë është filluar me lëshimin e uji, ngadalë, për presionin që po krijohet në këtë moment, praktikisht nuk do të shkaktonte ndonjë dëm në rrjetin tonë”, tha Arsovska.

Me mbushjen e ujësjellësit kryesor, theksoi, është filluar rreth dy orë më parë dhe nevojiten edhe tre orë shtesë për normalizimin e situatës.

Instituti për shëndet publik doli me rekomandime për qytetarët se nuk duhet ta pinë ujin menjëherë pasi ai lëshohet në rrjetin e ujësjellësit, sepse koha e kontaktit të klorit të mbetur dhe ujit në rrjet (koha e nevojshme që klori i mbetur të fillojë të veprojë në mikrobiomën e pranishme në ujë ), në kushtet e temperaturave më të ulëta të ambientit, mund të zgjasë deri në 1 orë;

– Menjëherë pas mbërritjes së ujit në tubacionet e ujit nëpër shtëpi, duhet të lëshoh TË GJITHA rubinetat në shtëpi për disa minuta, më pas të kontrollohet nëse vetitë organoleptike janë në rregull dhe më pas të pihet ; – Pas një rrjedhjeje të mirë të ujit, është e nevojshme të pastroni më shpesh dhe mirë rrjetat e çezmave (në një pastrues banjoje ose uthull të bardhë); – Si masë shtesë e kujdesit, rekomandohet që nëse qytetarët megjithatë vendosin ta pinë ujin menjëherë, të zihet shumë shkurt (1-2 minuta), pastaj të ftohet dhe konsumohet”, thonë nga ISHP.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button