Kurtullmush: Vizitën e fillova me takimin me vëllain tim, Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Numan Kurtulmush i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, në konferencën e përbashkët me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi tha se i pret një agjendë shunmë e ngjeshur.
“Vizitën e fillova me takimin me vëllain tim Afrim Gashi këtu në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Gjatë ditës do të kemi takime me kryeministrin, Presidenten, ndërsa më pas do të marrim pjesë në manifestimin qendror për shënimin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke”, deklaroi Kurtulmush në konferencën për media me Gashin.