Izet Mexhiti i alarmon edhe funksionarët tjerë të BDI-së: Lista e zezë zgjerohet

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti paralajmëroi se Lista e zezë amerikane do të zgjerohet me emra të tjerë dhe vetingun që BDI-ja e kërkoi, ka filluar.

“Vetingu i politikanëve, gjyqtarëve dhe bartësve tjerë të funksioneve publike ka filluar. Lista e zezë e Stejt Departamentit, partnerit tonë më të rëndësishëm strategjik, e përpiluar në mënyrë të paanshme dhe larg çdo ndikimi të aktorëve dhe faktorëve lokalë, ishte hapi i parë serioz në këtë drejtim.

Koha e demagogjisë dhe farsës politike ka përfunduar. Po afron ora e përgjegjësisë”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button