Pentagoni: Ne e dimë situatën e rëndë në Gaza dhe mungesën e ndihmës së mjaftueshme humanitare

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) ka deklaruar se ata e dinë se sa e rëndë është situata humanitare në Gaza dhe se tek palestinezët nuk mbërrijnë ndihma të mjaftueshme humanitare, raporton Anadolu.

Pasi u pyet në konferencën e përditshme për shtyp nëse ka funksionuar apo jo paralajmërimi lidhur me afatin 30 ditor që iu dha Izraelit për të ofruar më shumë ndihma humanitare në Gaza në letrën e dërguar nga SHBA-ja më 13 tetor, zv.zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh u përgjigj se “Do të ishte e padrejtë të mendohej nëse presioni ynë nuk ka funksionuar, funksionon, por a mund të bëhet më shumë? Po, absolutisht”.

“Ne e dimë se sa e rëndë është situata humanitare në Gaza dhe për këtë arsye ne vazhdojmë të punojmë çdo ditë me partnerët tanë izraelitë, jo vetëm në këtë departament, por edhe ndërmjet institucioneve për të ofruar më shumë ndihma, sepse ne e dimë se nuk po mbërrijnë ndihma të mjaftueshme”, deklaroi Singh.

Ndaj pyetjes lidhur me vdekjet e civilëve në Gaza dhe Liban, Singh dha përgjigjen: “Patjetër, numri është shumë i lartë”. Ajo pretendoi se administrata Joe Biden vazhdon të punojë për një armëpushim pa u dorëzuar, edhe pse i kanë mbetur më pak se 70 ditë.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje partnerëve tanë izraelitë për një armëpushim, hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Gaza dhe largimin e civilëve nga fusha e betejës, sepse ky është një shqetësim serioz për SHBA-në”, tha Singh.

Është zbuluar se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u dërguan një letër homologëve të tyre izraelitë muajin e kaluar, me kërkesën që në Gaza të dërgohet më shumë ndihmë humanitare.

Në letrën e datës 13 tetor, qeverisë izraelite iu kërkua të “ndërmerrte veprime për të përmirësuar” situatën humanitare në Gaza brenda 30 ditëve.

Ndërsa zyrtarët amerikanë duke mbrojtur idenë se Izraeli kishte bërë “përparim të rëndësishëm” pas periudhës 30-ditore, Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës deklaruan se “ndihma humanitare që hyn në Gaza nuk është as afër plotësimit të nevojave”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button