Raporti i OKB-së: 350 vjet për të rindërtuar Gazën në nivelet e paraluftës!

Raporti i OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin tha se nëse lufta përfundon nesër dhe Gaza kthehet në status quo-në e para 7 tetorit 2023, mund të duhen 350 vjet që ekonomia e shkatërruar e Gazës të kthehet në nivelet e paraluftës.
“Pasi të arrihet një armëpushim, një kthim në status quo-në e para tetorit 2023 nuk do ta vendosë Gazën në rrugën e nevojshme për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, thuhet në raport.
“Nëse trendi i rritjes 2007-2022 kthehet, me një normë mesatare rritjeje prej 0.4 për qind, Gazës do t’i duhen 350 vjet vetëm për të rivendosur nivelet e PBB-së të vitit 2022.”
E gjithë kjo do të marrë shumë kohë për t’u rindërtuar dhe mund të jetë e pamundur nën bllokadë.