Erdoğan: Turqia luan një rol konstruktiv për mirëqenien dhe paqen e Ballkanit
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij po luan një rol konstruktiv për mirëqenien dhe paqen e Ballkanit, raporton Anadolu.
Presidenti turk ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të OKB-së, ku ka folur edhe për çështjet e pazgjidhura në rajonin e Ballkanit, duke përmendur çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vazhdojmë me sukses komandën e KFOR-it që e morëm përsipër vitin e kaluar dhe mbështesim procesin e dialogut Beograd-Prishtinë”, tha presidenti Erdoğan.
Më tej, presidenti Erdoğan gjithashtu theksoi se vendi i tij luan një rol konstruktiv për mirëqenien dhe paqen e Ballkanit, rajon që e cilësoi si “pjesë e pandarë e të cilit jemi, ndërkaq veprojmë në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët në rajon”.
Duke iu referuar Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Erdoğan theksoi “rëndësinë e sovranitetit, unitetit politik dhe integritetit territorial të BeH-së në çdo platformë”.
“Vazhdojmë kontributin tonë në Operacionin EUFOR-ALTHEA”, shtoi ai.
-Në fushatën e tij kundër Hezbollahut, një ditë pas shpërthimit të pejxherëve, Izraeli kreu operacionin tjetër me shpërthimin e radiolidhjeve, gjithashtu disa persona humbën jetën. Izreli ka heshtur rreth këtij operacioni, ndërsa SHBA-ja e ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje.
-Izraeli njihet edhe për krijimin e viruseve për të përgjuar pajisjet elektronike, më i suksesshmi prej të cilëve është “Pegasus”, një virus që u përdor nga Arabia Saudite për të përgjuar gazetarin tashmë të ndjerë Xhamal Kashogxhi i cili u vra brutalisht në konsullatën saudite në Stmaboll.